Fundamenti

Moore: Asociacioni as OJQ as entitet i ri politik

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Funksioni i Asocacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk do të jetë i ngjashëm me atë të një OJQ-jë. Por, Zajednica, sipas Drejtorit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonahan Moore, nuk do të mund të legjitimohet as si inkuadrim i Serbisë përbrenda territorit të Kosovës.

“Normalizimi i marrëdhënieve po bëhet përbrenda ligjeve të Kosovës. Komunat kanë shumë kompetenca në këtë sistem. Komunat kanë kompetenca në mënyrë të veçantë ose si bashkësi të cilat mund t’i ushtrojnë. Asociacioni s’është NGO por as entitet i ri politik”, theksoi Moore

Ky diplomat tha në një intervistë për emisionin Infomagazine me gazetarin Kushtrim Sadiku deklaroi se idetë për një entiteti të ri politik në Kosovë nuk janë në tavolinë, transmeton klankosova.

“S’është zgjidhje kjo dhe kjo s’është në tavolinë. Ndërmjet shteteve fqinje mund të diskutohen shumë çështje, por ne nuk shohim kurrfarë arsyesh që kjo të diskutohet. Politika jonë është e qartë. S’ka ndryshim kufijsh s’ka shkëmbime të territoreve”, u shpreh decidivisht Moore.

ARKATANA

Klani e pyeti Mooren edhe për deklaratat e James Rubinit se ish-komandantët e luftës duhet të largohen nga pushteti. Ai tha se për këtë gjë vendosin vetë kosovarët.
“Jamie Rubin është shumë i respektuar. Ka qenë shumë i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje paqesore për Kosovës. Skam pas rastin ta rishikoj komentin e tij për përfshirjen në jetën politike të Kosovës, por unë besoj se kjo është punë e politikanëve dhe votuesve kosovare”, tha Moore.

E kur është fjala për konfliktet, Moore tha se kosovarët dhe tjerët që shkojnë për të luftuar në Siri, nuk bëjnë punë të dobishme që përfshirë në aso tragjedish.

Ai tha se amerika është e shqetësuar me atë cfarë po ndodh në atë vend dhe shtoi se ëashingtoni do zgjidhje paqësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.