Eko Higjiena

Monumenti Jugosllav

/ 2 minuta lexim

Një dokumentim i monumenteve në tërë territorin e ish-Jugosllavisë: nga ato të para Luftës së Parë Botërore e deri te monumentet e ditëve të sotme, gjithçka është gati të shtjellohet në një ekspozitë që shkon përtej tregimeve që paraqesin këto monumente.

Organizata joqeveritare gjermane ‘Forumi për Shërbimin Civil Paqësor ‘forumZFD’ organizoi ekspozitën ‘MOnuMENTI: Fytyra Ndryshuese e Kujtesës” të fotografit gjerman Marko Krojaq, e cila u hap të enjten në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë.

RCCOLA

Fotografitë e Marko Krojaqit i vizuelizojnë këto zhvillime ndërsa komentet e shkruara nga autorët e fushave të ndryshme akademike e kontekstualizojnë çdo monument. Ekspozita “MOnuMENTI” paraqet po ashtu ‘tregimet’ prapa monumenteve në mënyrë që të tregojë se si janë zhvilluar konceptet e identitetit në shtetet e Ballkanit Perëndimor që nga fillimi i shekullit XX e deri më sot.

Ekspozita do të jetë e hapur në Prishtinë, në Modelariumin e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, prej datës 1 deri më 12 nëntor, ndërsa prej datës 15 deri më 21 nëntor do të jetë e hapur në Qendrën Kulturore Alternative në Graçanicë. ‘MOnuMENTI’ është ekspozuar deri më tash në Beograd, në Shkup, Tetovë, Drventa, ndërsa pas Prishtinës dhe Graçanicës, ajo do të udhëtojë për në Gjermani.