FIDANISHTJA

Montgomery: S’mund të ketë zgjidhje për Kosovën e Serbinë pa qenë unik Brukseli e Washingtoni

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-ambasadori amerikan që ka shërbyer në Beograd e Podgoricë, William Montgomery, ka folur rreth situatës së fundit në Ballkanin Perëndimor dhe për fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd, raporton Gazeta Express.

Montgomery ka thënë se s’mund të ketë një marrëveshje finale mes dy palëve, derisa nuk janë unik dhe të një mendimi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-ambasadori amerikan kështu ka thënë kur është pyetur se si mund të zgjidhet problemi i Kosovës nëse në të njëjtën kohë zhvillohen dy procese paralele, një nga Bashkimi Evropian dhe një nga Shtete te Bashkuara të Amerikës.

Ai tutje ka thënë se marrëveshje nuk mund të arrihet derisa SHBA dhe BE nuk janë të gatshëm të shfrytëzojnë presionin e tyre të fuqishëm që do të përfshinte edhe sanksione ekonomike.

Uji Dea

Ish-diplomati amerikan gjithashtu ka përmendur edhe ndasitë politike në Prishtinë si një problem i madh që po ndikon në zgjidhjen e problemit me Serbinë.

Ai ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë po shfrytëzohet për konsum të brendshëm politik në Kosovë dhe sipas tij një gjë të tillë e dëshmon edhe kërkesa për tërheqjen e Vlora Çitakut nga posti i ambasadores në Washington.

Tutje ai ka folur edhe për pozitën e Serbisë dhe Vucicit në këtë proces, duke thënë se kreu i shtetit serb tashmë nuk është duke u parë si problem dhe se po mbahet mirë në proces./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.