Fundamenti

Montgomery: Qëllimi i Shtëpisë së Bardhë – Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj aktualë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish- ambasadori amerikan në Serbi e Mal të Zi, William Montogomery, thotë se Ballkani Perëndimor është prioritet për Shtëpinë e Bardhë, prandaj ekipit të fortë dhe me përvojë [të emisarëve] i është besuar detyra për të arritur qëllimet lidhur me Kosovën, që Serbia të njohë pavarësinë e saj brenda kufijve të saj aktualë dhe Moska të mos vendos veton ndaj pranimit të Kosovës në OKB. Por, ai vlerëson se kjo është një detyrë e pamundur.

Montgomery thotë se qëllimi i Uashingtonit është që Serbia të harmonizohet plotësisht me politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe që Bosnja të jetë një shtet unik me revidimet e Dejtonit në mënyrë që t’i japë më shumë pushtet shtetit të centralizuar dhe, nëse është e nevojshme, duke shfrytëzuar kompetencat e Përfaqësuesit të lartë [ndërkombëtar] të largojnë nga funksionet ata, të cilët sipas tyre, po krijojnë probleme, siç është Dodiku.

“Fatkeqësisht, ekipit iu dha një detyrë e pamundur. Shpresoj se ata do ta kuptojnë këtë dhe se në fund do të përdorin aftësitë e tyre për të bindur Shtëpinë e Bardhë që të kuptojë se kjo politikë nuk funksionon”, tha Montgomery, për Tanjug, i cili ishte ambasador i SHBA-së i Federatës Serbi – Mali i Zi, Kroaci dhe Bullgari.

Këto komente ai i bëri me rastin e vizitës së Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit, Karen Donfried dhe të dërguarit të Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar dhe bisedimeve me zyrtarë serbë, ku mori pjesë edhe ambasadori amerikanë Beograd Christopher Hill, trasnmeton Telegrafi.

Montgomery paralajmëron se do rritet presioni ndaj Serbisë për të harmonizuar politikën e saj me BE-në sa më shumë që të zgjasë lufta në Ukrainë.

“Pasionet do të intensifikohen, do të rritet edhe presioni për të marrë një anë të përbashkët kundër Rusisë, por do të rritet dhe rreziku i Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë presion më i madh ndaj Serbisë. Me fjalë të tjera, Serbia është në një pozitë të pamundur”, tha diplomat amerikan.

KKGJILAN

Ai gjithashtu thotë se “BE-ja mund vetëm të buzëqeshet, e cila nuk ka bërë asgjë për të ndëshkuar Kurtin për provokimet dhe hapat minimalë të ndërmarrë për anëtarësimin e Serbisë në BE, në fakt duke u përpjekur ta përdor atë rrugë evropiane si armë kundër Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Në fakt, veprimi apo mosveprimi i Brukselit në Kosovë dhe Serbi ishte faktori kryesor pse Serbia nuk është e gatshme ta vendosë plotësisht fatin e saj në shportën e BE-së”, tha Montgomery.

Kur bëhet fjalë për synimet e Serbisë për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në dhe qëllimet që lidhen me Bosnjën, Montgomery thekson se shumica e atyre synimeve nuk kanë funksionuar për më shumë se dy dekada dhe duket se Uashingtonin as ky fakt nuk e ka bindur se nevojitet një qasje e re.

Realiteti, vlerëson ai, është se tre grupe etnike në Bosnje dhe dy në Kosovë “urrejnë” njëri-tjetrin sikurse edhe dy dekada më parë dhe se të dy shembujt kërcënojnë ëndrrën për një shoqëri multietnike.

“Ëndrra jonë për funksionimin e shoqërive multietnike është pikërisht kjo: një ëndërr”, tha Montogomery, kur u pyet për të komentuar vizitën e zyrtarëve amerikanë në rajon, pritshmëritë e Uashingtonit me theks në emërimin e emisarëve specialë të Bidenit për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/