RCCOLA

“Monopol City” dëmton rrugët e qytetit, banorët ankohen, inspeksioni heshtë?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Banorët që ndodhen afër kompleksit të ndërtimit “Monopol City” thonë se kjo kompani pos zhurmës së pandërprerë dhe angazhimit të teknologjisë së rëndë, vazhdimisht po e dëmton rrugën e cila është asfaltuar para pak vitesh. Inspeksioni nuk duhet të heshtë përballë këtij dëmtimi ekstrem thonë ata.

Kompania “Monopol City” ka të drejtë të krenohet për investimin që po e bënë, por edhe duhet të kujdeset për mirëmbajtjen gjatë kohës së punimeve.

Banorët që ndodhen afër këtij kompleksi, ku është e angazhuar teknologji e rëndë thonë se ashtu siç ka filluar kjo kompani, rrugët do të dëmtohen shumë shpejt.

Mobi Casa

“Ne jemi të shqetësuar sepse rruga ku frekuentojnë kamionët me ngarkesa të rënda po e dëmtojnë asfaltin i cili është shtruar para pak vitesh. Ata le të ndërtojnë askush nuk po i pengon, por është befasuese se si Inspeksioni Komunal asnjëherë nuk e mbikëqyrë këtë kompani gjatë kryerjes së punimeve” shprehet Ferati një banor i lagjes.

Murati që e ka shtëpinë afër varrezave dhe që i duhet të kalojë përskaj punimeve thotë se rruga nuk po pastrohet ose pastrohet me vonesë.”Kjo kompani nëse është serioze dhe pretendon ta bëjë një ndërtesë të bukur, atëherë mos ta dëmton qytetin e as infrastrukturën e tij. E lus Inspeksionin që urgjentisht të dali në teren dhe të gjobit kamionët që dalin të stërngarkuar dhe që po e dëmtojnë në ekstrem asfaltin” u shpreh ky banor./rajonipress/