Hidromorava

Monica Lewinsky, e mbytur në lot: Isha e dashuruar me Presidentin Clinton

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Monica Lewinsky deklaroi gjatë një fjalimi e mbytur në lot, se ajo kishte rënë në dashuri me Bill Clinton. Ajo përshkroi dhimbjen e madhe që ndjeu kur u bë figurë e një skandali seksual dhe e poshtërimit botëror.

Lewinsky e përshkroi veten si “personi i parë, reputacioni i të cilit u shkatërrua plotësisht në të gjithë botën nëpërmjet internetit” dhe foli për rolin e saj në çështjen që pothuajse i dha fund presidencës së Clinton-it.

“Unë rashë në dashuri me shefin tim, ashtu siç do bënte çdo 22-vjeçare”, tha ajo në mbledhjen e organizuar nga revista e biznesit “Forbes”.

“Por shefi im ishte President i Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1995 kemi filluar një lidhje që zgjati për dy vjet. Në atë kohë, kjo ishte gjithçka për mua, ishte pjesa më e bukur. E keqja ishte se kjo pjesë u bë publike, publike si një hakmarrje”, shtoi ajo.

Lewinsky ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, kur çështja e saj me njeriun më të fuqishëm në botë, filloi dhe u bë publike. Mbulimi mediatik i skandalit seksual, u ushqye nga thashetheme online në atë që Lewinsky e quajti “një fenomen viral që ishte momenti i parë i vërtetë mediave sociale”.

ARKATANA

“Duke qëndruar para ekranit të kompjuterit, kam kaluar ditën duke thirrur, ‘O Perëndia ime’ dhe ‘Nuk mund ta besoj që thonë kështu’, apo ‘Kjo s’ka lidhje fare’”. Këto ishin ato që më çonin drejt mendimit “unë dua të vdes”.

Lewinsky rrëfeu për “Forbes” se kishte momente që donte të vriste veten, dhe kjo për të ndryshuar atë kulturën e internetit, që shkatërron dhe poshtëron njerëzit në sy të publikut.

“Ajo që unë dua të bëj tani është që të ndihmoj viktimat e tjera që i kanë mbijetuar një turpi të tillë. Unë dua të vë në përdorim vuajtjet e mia dhe të jap mësime për të kaluarën time”, u shpreh Lewinsky.

Ajo ka kaluar për vite me radhë jashtë syve të publikut, por kohët e fundit ka filluar, të bëjë disa hapa në jetën publike. Lewinsky u bashkua në rrjetin social Twitter të hënën në mëngjes, dhe brenda disa orëve arriti 16.000. /shekulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.