RCCOLA

Monedha shqiptare në 100 vjet pavarësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në 100-vjetorin e Pavarësisë nuk mund të mungojnë edhe monedhat me portretin e plakut të urtë, Ismail Qemali. Banka e Shqipërisë ka emetuar tri monedha të tilla, për qëllime numizmatike, të cilat u ekspozuan në ekspozitën e hapur në Muzeun Historik Kombëtar: “100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare”.

Ekspozita u hap nga guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, ndërsa ishin të pranishëm studiues, historianë, filatelistë etj. E pranishme edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ekspozite, u ndal në veçanti tek monedha e re, ku është gdhendur Deklarata e Pavarësisë. Pasi e ka lexuar, ajo e quajti atë “certifikatën e lindjes” së shtetit shqiptar. Ashtu siç e tregon edhe vetë titulli i kësaj ekspozite treditore, në të janë prezantuar për publikun të gjitha prerjet e monedhës shqiptare në këto 100 vjet shtet.

UBT

Çdo ndryshim që ka kaluar shoqëria shqiptare e ka reflektuar edhe në monedhën e vet, duke e bërë atë pjesë të historisë. Në këtë ekspozitë u paraqitën monedha e kartëmonedha, që datojnë qysh në periudhën e qeverisjes së Ismail Qemalit deri në ditët tona. Janë shtypur mbi to koka heronjsh, mbretërish, rilindësish, pastaj simbolet e socrealizmit, e deri në ditët tona me portretet e heroit kombëtar, Skënderbeut, Ismail Qemalit, Pjetër Bogdanit, apo monumente kulture etj.