RCCOLA

Momqillo Stojiq gjykohet me 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Momqillo Stojiq (1961) i arrestuar menjëherë pas vrasjes së Adem Byqmetit nga fshati Ponesh i Gjilani t është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me vetëm 500 euro gjobë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 500 euro gjobë Momqillo Stojiqin nga Poneshi i Gjilanit. Gjykatësi për krime të rënda Ilmi Dalipi tha për rajonipress se Stojiq është gjykuar vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje.

Momqillo Stojiq është arrestuar fillimisht si i dyshuar për vrasjen e Adem Byqmetit i cili ishte vrarë më 17 janar 2013 tek vendi i quajtur “Mali i Letevcit”.

Ndërkohë ai kishte mohuar veprën penale dhe përfshirjen në vrasjen e Byqmetit. “Unë s`kam lidhje me vrasjen e as që kam ndihmuar në vrasjen e Adem Byqmetit. I njoh të dy të dyshuarit, meqë njëri është djali im e tjetri djali i vëllait, por s`kam lidhje me vrasjen” kishte deklaruar Stojiq. Stojiq nuk e ka mohuar gjetjen e revoles së tij në vendin e ngjarjes për të cilën ka thënë se është e tija , por është marrë nga djali i tij Ivani pa dijeninë e tij.

Stojiq i cili është babai i Ivan Stojiqit dhe mixha i Radovan Stojiqit të dy këta të vetëdorëzuar në Kragujevc ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ai nuk është pjesëmarrës apo ndihmës i vrasjes. Stojiq, kategorikisht ka mohuar ndihmën në vrasjen e Adem Byqmetit.

Uji Dea

Ndryshe dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e Adem Byqmetit, Radovan Stojiq i dyshuar për “vrasje” (1969) dhe Ivan Stojiq i dyshuar për “tentim vrasje”, janë vetëdorëzuar në Gjykatën paralele të Gjilanit me seli në Kragujevc më 21 janar 2013 dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ende nuk dihet se çfarë ka vendosur gjykata me këta dy të dyshuar derisa autoritetet gjyqësore të Gjilanit kanë kërkuar që të dyshuarit të gjykohen në Gjilan, aty ku edhe ka ndodhur krimi.

Kërkesë të ngjashme për tu gjykuar në Gjilan kanë paraqitur edhe familjarët e Adem Byqmetit.

Ramiz Byqmeti i plagosur ditën kritike me të vëllain e tij Ademin ka thënë se vetëdorëzimi i vrasësit në Kragujevc është një kurth e përgatitur nga vet shteti serb. “Atje ai ka mundësi të dënohet pak dhe të shpëtojë si është më së miri. Neve nuk na kënaq ky arrestim. Ai na vrau në tokën tonë dhe duhet të marrë dënimin e merituar pikërisht në Gjilan” ka thënë ai./rajonipress/