UBT

“Momentumi që është krijuar na jep indikacione se marrëveshja është afër”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se momentumi që është krijuar jep indikacione të qarta se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është afër.

“Ne kemi shkuar për të diskutuar përmbajtjen, momentumi që është krijuar na jep indikacione të qarta se marrëveshja është afër dhe në një rrethanë të tillë, ne duam të jemi të informuar rreth përmbajtjes. Se sa është afër, a është një javë apo tre javë apo tre muaj apo një vit, këtë nuk mund ta them, sepse kjo varet shumë nga akorët ndërkombëtarë amerikan-evropianë, në të njëjtën kohë varet prej Qeverisë sonë që e ka shumicën dhe varet nga i gjithë spektri politik, për shkak se është marrëveshje për vendin”, tha Tahiri.

UBT

Deputeti refuzoi të flasë për detajet e një marrëveshje të mundshme, duke thënë se nuk e ka parë.

“Unë nuk e kam parë marrëveshjen. Marrëveshja kornizë, ajo që është diskutuar, ka të bëj me preambullën që lidhet me njohjen. Detajet e marrëveshjes nuk i kam parë, nuk i di”, shtoi ai në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.