ARKATANA

Momenti që Ramushi e Isa të tregohen burrështetas

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Avdyl Jerliu – Siç njihet z. Ramush Haradinaj për të kaluarën e tij, ai ka ditur të jetë shumë i përgjegjshëm edhe në situata edhe më të rënda se kjo e sotshmja. Është koha që ish- Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj të tregoj burrërinë e tij dhe të tërhiqet nga kandidatura e tij si i nominuar i bllokut LAN për kryeministër dhe ti thotë PDK-së mos pritni kot së koti se Kosova ka ende burra dhe lider të përgjegjshëm që e tejkalojnë vetveten për interesa të shtetit.

Nëse nuk e merr këtë hap z. Haradinaj e ardhmja juaj politike përfundon me këtë mandat politik, pikërisht nëse shkoni në koalicion me PDK-në. Nga praktikat e kaluara kush ka shkuar në koalicion me PDK-në është shkrirë si fluskë sapuni dhe kjo vlen edhe për juve dhe partin tuaj i nderuar Haradinaj.

ARKATANA

Besoj se është mirë që në këtë situatë të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pas heqjes dorë nga LAN-i për pozitën e Kryeparlamentarit të ridizajnohet marrëveshja e 10 qershorit dhe të hiqni dorë nga pozita e kryeministrit dhe këtë pozitë ta merr partneri më i madh i bllokut LDK-ja dhe me kusht që as ju, as z. Isa Mustafa të mos jetë kandidat për kryeministër, por një i tretë nga LDK-ja me kusht që të jetë i pranueshëm për të gjithë juve si anëtarë të bllokut.

Dhe ky gjest do të tregonte interesin edhe tuajin edhe të z. Mustafa se sa jeni për shtetin, apo në të kundërtën si të tjerët për pushtetin. Nëse vazhdohet me këtë këmbëngulësi nga ju dhe AAK-ja se vetëm ju do të jeni në krye të qeverisë dhe s`ka ndryshe, atëherë nuk dalloni asgjë nga z. Thaçi dhe pse duhet të ketë kuptim ndryshimi. /rajonipress/