RCCOLA

“Momenti i fundit” – Hadërgjonaj deklarohet rreth triumfit bindës kundër Andorrës

/ 1 minutë lexim

Kosova triumfoi 3-0 në udhëtim te Andorra në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Milot Rashica shënoi dy gola dhe një nga Altin Zeqiri, për të marrë fitoren bindëse.

Pas ndeshjes, Florent Hadërgjonaj ka thënë se ishte momenti i fundit që duhet të fitonin dhe është shumë i lumtur për këtë.

“E kemi pasur momentin e fundit për fitore dhe janë momente të mira për ne”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Uji Dea

“Është dashur të fitojmë patjetër dhe prej fillimit kemi luajtur me seriozitet”.

“Besoj se kemi shënuar fitore të merituar, e cila në motivon edhe për ndeshjet tjera”, ka shtuar Hadërgjonaj.

Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve, shtatë më pak se lideri Zvicra, Rumani me 13, Izraeli me 11, Bjellorusia me pesë dhe Andorra me dy pikë. /Telegrafi/