Uji Dea

Molotovi po i largon investitorët, MSA-ja ka edhe të këqija

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, beson se është bërë punë e madhe në krijimin e një ambienti më të mirë për të bërë biznes, gjatë vitit të parë të kësaj qeverisjeje.

Numëron paketën e re fiskale, që “sipas të gjitha evidencave” shkon në favor të bizneseve; 300 milionë euro investime të huaja; promovimin e produkteve vendore nëpërmes dhjetëra panaireve të financuara nga ministria; nënshkrimin e MSA-së…

Por, ajo fajëson pamjet nga protestat e dhunshme të opozitës se po ndikojnë negativisht në ekonomi, sidomos në investimet e huaja. “Pamjet me koktej molotovi, gazi lotsjellës, flaka, tymi në ndërtesat qeveritare, djegia e veturave të MTI-së që është adresa e parë për investitorët që vijnë në Kosovë, thyerja e xhamave, të gjitha këto, shkatërrimi i aseteve publike… patjetër që kanë ndikim negativ”, thotë ministrja Bajrami, në një intervistë për Ekonomia Online.

UBT

“Këto pamje kanë marrë dhenë, kanë qenë nëpër ekrane më prestigjioze të televizioneve botërore dhe sigurisht kanë pasur impakt negativ. Shpresojmë që edhe komuniteti i biznesit të na bashkohet, por dhe opozita t’i thërrasë mendjes që t’i kthemi dialogut, për shkak se dëmi mund të jetë më i madh sesa përfitimet e kujtdo qofshin”.
E vlerëson si të arritur të madhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), sidomos në aspektin politik. Marrëveshja pritet të nisë të zbatohet nga fillimi i prillit, në mënyrë asimetrike, shpjegon ajo. Por, shefja e MTI-së e pranon se ka dyshime se kompanitë kosovare janë të përgatitura që t’i bëjnë ballë një
konkurrence që do të vijë nga 28 vende më të zhvilluara të BE-së. “MSA-ja e ka edhe atë impaktin negativ të saj”, shprehet ajo.

Në këtë intervistë, ministrja Bajrami flet edhe për arsyet pse iu dha afat shtesë investitorit në Projektin e Brezovicës. Ajo tregon se konsorciumit i është dyfishuar garancia bankare e depozituar dhe se 31 maji 2016 është afati i fundit kur investitori duhet të mobilizojë 163 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.