Fundamenti

Molliqaj: Zero cent dhe zero mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku u bisedua për Planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit.

Ndërkohë, kreu i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, ka dhënë një deklaratë kritike lidhur me pozitën e Kosovës në këtë kontekst.

Kader Kicaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 2Ylli Dervishi ndan një moment romantik me Veronën nga ambientet e Big BrotherU emërua shef i ri i Man United – Cilat janë dy blerjet e mëdha që Omar Berrada i kompl…A duhet që Gjermania ta ndalojë AfD-në dhe a mund ta bëjë një gjë të tillë?Irina Shayk shoqërohet me Lewis Hamilton në Paris, më pak se një javë pas takimit me To…

FIDANISHTJA

Sipas Molliqaj, pa zbatimin e angazhimeve të marra nga kryeministri Albin Kurti, Kosova nuk pritet të përfitojë asnjë lloj ndihme financiare apo mbështetje nga Bashkimi Evropian.

“Gjendja është e qeshur në një farë mënyre, pasi Kosova mbetet i vetmi vend që përjeton masa punitive – kjo për shkak të pranimit nga ana e Qeverisë së Kosovës të Aneksit të Ohrit. Ky është rasti i parë që Kosova përballet me ndëshkime nga BE-ja për moszbatim të marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës ka qenë i pari që ka pranuar hapur se, nëse nuk i respektojmë angazhimet e marra, atëherë do të ndëshkohemi nga BE-ja”, deklaroi Molliqaj në top channel.

“Pa përmbushjen e detyrimeve nga ana e Kryeministrit Kurti, nuk do të kemi asnjë cent apo mbështetje nga Bashkimi Evropian. Është e turpshme të pretendohet se ka përparime në këtë fushë, ndërsa në të vërtetë jemi nën sanksione për krijimin e një autonomie për serbët brenda Kosovës. Të pretendosh përparim nën këto kushte është hipokrizi. Përparimi nuk ekziston nën hijen e sanksioneve nga komuniteti që synojmë të integrohemi. Nuk duhet të pranojmë një diskurs të tillë; ai nuk shërben për interesin tonë”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.