KKVITI

Molliqaj: Xhamat e Qeverisë janë thyer dhe do të kthehen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se arsyeja se përse kanë filluar protestat kanë qenë deklarimet fashiste nga ana e ministrit Jabllanoviq dhe Ligji për Trepçën. Ai theksoi se “xhamat e qeverisë janë thyer dhe do të kthehen”.

Në emisionin “Zona B” në KlanKosova Molliqaj është shprehur se pas presionit që është bërë nga kryeministri i Serbisë përmes Listës ‘Srpska’, është tërhequr prapa Ligji për Trepçën.

“Mos vendosja e Trepçës si ndërmarrje publike është vonë të kthehet mbrapa. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga njëra-tjetra. Ne do të jemi edhe në rrugë edhe në institucione”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj më pas ka theksuar se ajo çfarë ka ndodhur në protestën e së shtunës ka qenë si pasojë e disa protestuesve të zhgënjyer, dhe se dëmtimi i pronës publike dhe private është pjesë e demokracisë.

FIDANISHTJA

“Gjithçka që kanë bërë aktivistët e VV-së ka qenë pjesë e skenarit. Pas largimit tonë ka filluar dëmtimi i objektit të qeverisë nga disa protestues të zhgënjyer”, u shpreh Molliqaj.

Ai theksoi se xhamat e qeverisë janë thyer, por do të kthehen.

“Xhamat e qeverise janë thyer dhe do të kthehen. Por nëse lejohet fashizmi në Kosovë është shumë më rrezik”, tha Molliqaj.

Molliqaj më pas ka theksuar se protesta e nesërme do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” nga ora 12:00, dhe se kanë filluar të mobilizohen.