Hidromorava

Molliqaj: VV s’do të lëshojë më pe

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qasje sa i përket mbështetjes së idesë, qeveri gjithëpërfshirëse, por pa PDK’në. Dardan Molliqaj thotë se subjekti i tij është i hapur për takime, por bën të ditur se Vetëvendosje s’do të lëshojë pe më në asnjë pikë.

Blloku dhe Vetëvendosje rreth dy muaj rresht kanë pasur takime dhe bisedime të shumta, për arritjen e një marrëveshje të përbashkët qeverisëse.

Pavarësisht takimeve, blloku nuk ishte i gatshëm që t’ia plotësonte një kërkesë, e që ishte kryesore Vetëvendosjes e që ishte udhëheqja me procesin e dialogut me Serbinë.

ARKATANA

Për mos arritjen e marrëveshjes opinioni u njoftua vetëm ditën kur në Kuvend po zhvillohej seanca konstituive.

“Ka vullnet dhe gatishmëri për t’u takuar me Bllokun por për të diskutuar më për lëshimet e reja pe”, tha Molliqaj për KTV.