Mobi Casa

Molliqaj s’beson që do të ketë zgjedhje: Opozita po i realizon dëshirat e vet, po i shërben Qeverisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj nuk beson që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai i tha Ekonomia Online se zgjedhjet parlamentare nuk do të mbahen më herët për shkak se opozita nuk po bënë presion sa duhet dhe se po ia lehtëson jetën Qeverisë.

Madje thotë se Qeveria po i realizon të gjitha dëshirat e veta po jo edhe obligimet ndaj qytetarëve.“Nuk besoj që ka zgjedhje se opozita parlamentare nuk është që organizuar nuk është që është duke bërë presion nuk është që po i kërkon ato zgjedhje të gjitha nevojat po ja plotësojnë Qeverisë ia kanë zgjedh presidenten ia votojnë ligjet që janë në njësi të veçantë për të”.“…po ashtu e patën një kohë kinse njëfarë bllokade sa i përket çështjes së marrëveshjes ndërkombëtare edhe ajo çështje është blloku nuk ka arsyeje për me shkuar në vend ku kjo opozitë parlamentare po ia lehtëson jetën Qeverisë dhe Qeveria po i realizon të gjitha dëshirat e veta po jo edhe obligimet ndaj qytetarëve”, tha ai.

Molliqaj ka thënë se nga rezultatet e testiti PISA është dëshmuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është duke e shndërruar gjendje në vend edhe me keq se sa ka qenë në të kaluarën.Sipas tij, investimet kapitale e rritja ekonomike gjatë këtij viti janë në nivelin më të ulët historik që nga shpallja e Pavarësisë.

Mobi Casa

“Besoj që ajo është dëshmuar tash së fundi me testin PISA është kuptuar një gjë, është thyer një etablim në opinion publik se ma keq se që kemi qenë nuk mundemi. Tashmë është dëshmuar së qeveria Kurti mundet me bë edhe më keq se sa ka qenë. Në këtë kuptim dialogu dhe në veçanti arsimi dhe me theks të veçantë investimet kapitale është tregu se mundet me qenë edhe ma keq së më herët. Investimet kapitale në qeverisjen Kurti janë në nivel ma të ulëta historike, rritja ekonomike këtë vit është në nivelin ma të ulët historikë prej që është shpallur pavarësia”, tha ai.

Molliqaj ka thënë se me draft-statuti e Asociacionit të propozuar nga BE-ja, është kaluar nga Asociacioni në Zajednicë me autonomi territoriale. “Draft-statuti është tejkalim i të gjitha dakordimeve deri tanishme me shumë drejtime, pra kemi kaluar nga Asociacioni, Zajednicë në autonomi territoriale. Ndërsa degradimi në arsim është i frikshëm për shkak se realisht as që ka provuar me bë gjë në arsim. Prandaj unë besoj që jo vetëm që nuk është bërë mirë, po në shumë fusha kemi kthim mbrapa. Besoj që sa ma shpejt që kemi me marrë vesh që kemi të bëjmë me një qeverisje autoritare, aq më shpejt duhet sektorët e shoqërisë të organizohen për të rritur presionin për ta mbajtur nën përgjithësi Qeverinë”, tha ai.

Ai ka theksuar se punëtoret në vend janë duke u përballuar me kushte të këqija të punës, kjo sipas tij, do të rrezikojë që në vitin 2024 një numër i konsiderueshëm i të rinjve e të rejave do ta lëshojnë vendin, raporton EO.

“Në njërën anë kemi kushte të këqija punëtorëve, mosrespektim të drejtave të tyre, pagesat e ulëta, mos sigurim shëndetësor ofrime të tjera që janë të nevojshme për me pas një jetë të dinjitetshme në Kosovë. Dhe në anën tjetër pritja për zhvillim e kthyer në zhgënjim e rritë në mënyrë artificiale nevojën për me i largu. Unë besoj që viti që po vjen është vit ku një numër i konsiderueshëm i të rinjve e të rejave, po jo vetëm, do të mësyjnë vende perëndimit. Dhimbja ime është që një pjesë dërrmuese e tyre po shkojnë dhe po bëjnë punë të krahasueshme nganjëherë edhe më të këqija se sa në vitet 70-80 kur kanë shkuar gjyshërit tonë”, tha ai.