Fundamenti

Molliqaj: Partitë opozitare vënë bast që Kurti s’do bëjë marrëveshje, planifikonin bashkëqeverisje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi që partia e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë vendosur bast, që kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk do ta bëjë marrëveshjen, e në këtë mënyrë, të trija partitë së bashku me faktorin ndërkombëtar, do ta rrëzojnë Kurtin e ta formojnë vetë Qeverinë.

Këtë deklaratë Molliqaj e dha në emisionin “Këndi i Debatit”, derisa shtoi që Qeveria Kurti e ka mashtruar popullin duke mos treguar që brenda marrëveshjes do ta bëjë vetëm Asociacionin.“I kam takuar LDK-në dhe PDK-në, ata ndihen të shantazhuar nga e kaluara e tyre në dialog. Unë u kam thënë që nuk ka kuptim të mbesin peng e të kaluarës. Por, dëmi më i madh është diku tjetër. Të tri partitë njëzëri, kanë vendosur krejt bastet çka i kanë, që Albin Kurti, nuk do ta bëjë marrëveshjen, e ata së bashku me faktorin ndërkombëtarë do ta rrëzojnë Kurtin dhe do të bëhen vetë Qeveri.Qeveria jonë, na ka gënjyer e mashtruar duke na thënë që këto janë çështje të ndara. Kanë thënë që nga procesi i dialogut, Kosova do të fitojë njohjen e 5 vendeve. Neve Qeveria nuk na ka thënë që në marrëveshjen që po e bëjnë, do ta bëjnë vetëm Asociacionin dhe do ta marrim liberalizimin e vizave. S’na ka thënë”, deklaroi Molliqaj në Tëvë1.Madje sipas Molliqaj, duke u bazuar nga politikbërja në Kosovë që pjesa parlamentare i ka bërë opozitës, i bie që në Kosovë s’ka fare opozitë, shkruan teve1.info.

FIDANISHTJA

“Ajo që besoj unë, është që ti je pakicë derisa i nënshtrohesh shumicës. Me këtë pranim në start të kornizave të politikbërjes në Kosovë që i ka bërë pjesa parlamentare opozitës, praktikisht i bie që s’ka opozitë. Nuk është që s’ka opozitë pse s’folin ata, ose kanë votues më pak, ose që kanë diçka tjetër më pak se ne. Problemi i tyre është se ata e kanë pranuar kornizën. Kur janë zgjedhur dykryetarët e dy partive më të mëdha opozitare parlamentare, ne kemi thënë që këta janë kryetarë të zgjedhur nga hegjemonia e kryeministrit Kurti. Këta kryetarë, janë kryetarë të zgjedhur nga ajo çka Kurti ka menduar që është mirë për LDK-në dhe për PDK-në”, shtoi tutje Molliqaj.Ndër të tjerash, Molliqaj vlerësoi që 2023-ta është vit krejtësisht i dialogut.“Tjerat tema janë anësore. Unë kam thënë që nuk pajtohem, sepse aty nuk ka përfitime për Kosovën, nuk ka njohje nga 5 vendet”, theksoi Molliqaj./teve1.info/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.