Hidromorava

Molliqaj paralajmëron edhe protesta

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave kundër PDK-së,në qoftë se kjo parti do të vazhdojë të mbajë të bllokuar procesin e konstituimit të institucioneve duke dashur që me çdo kusht të mbetet në pushtet.

“Bashkëqeverisja me PDK-në në çfarëdo varianti me apo pa Thaçin, me parime të njëjta qeverisje do të dëmtojë interesat e Kosovës dhe për këtë kemi një pozicionim të subjekteve që nuk do të diskutojmë fare me PDK-në. Tash është reflektimi i PDK-së në këtë situatë që duhet me kuptu, që nuk ka vullnet politik të subjekteve në Kosovë që me kriju qeverinë me të. Nëse ai (Thaçi v.j.)mendon që nëpërmjet metodave të kushtëzimeve, të kapjeve të institucioneve, blerjeve eventuale të deputetëve, shantazhit, kërcënimit, mendoj se të gjithë ata që kanë interes me e mbrojt Republikën dhe demokracinë duhet me thirrë në vetëdije qytetare dhe bashkë me qytetarët me dalë në rrugë dhe me kundërshtu, me protestu në rrugë kundër PDK-së”, tha Molliqaj në Interaktiv të KTV-së. /Telegrafi/

—————————————-

Molliqaj: Ka përafrim me LDK-në

Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se takimi i sotëm i VV-së me Bllokun LDK-AAK-NISMA ka qenë shumë pozitiv. Vendimin e Kushtetueses, Molliqaj e ka cilësuar si një puç institucional.

ARKATANA

Molliqaj ka lavdëruar qëndrimin e LDK-së në takimin e sotëm, duke thënë se i kanë përafëruar qëndrimet.

“LDK sot ka bërë një hap shumë më cilësor në krahasim me takimet e tjera. Isa Mustafa dhe Kujtim Shala sot e kanë bërë të qartë se janë për një qeveri të bllokut të partive shqiptare”, tha Molliqaj në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Molliqaj ka thënë se as AAK e as Nisma nuk e kanë kundërshtuar qëndrimin e LDK-së që edhe Lëvizja Vetëvendosje të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka befasuar edhe vetë PDK-në, e cila sipas tij, nuk ka pritur që kjo gjykatë të dalë me një vendim kaq të favorshëm për këtë subjekt politik.

“Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka bërë një puç institucional”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.