Eko Higjiena

Molliqaj para protestuesve, Kurtin e quan Albin Zajednica: Marrëveshja e Ohrit paraqet një faqe të keqe

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Marrëveshja e Ohrit paraqet një faqe të keqe të përpjekjes së tyre institucionale.

Ai para protestuesve ka thënë se duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndalur qeverinë e cila siç tha ai “është e qartë që është dorëzuar para nevojës për të mbajtur pushtetin”.

“Kurrgjë s’ka ndërru në Kosovë, kurrgjë s’ka ndërru në Serbi, që më ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndrru është që kryeministri tani po e don pushtetin më shumë se sa shtetin. Për ne është e qartë se cilën Kosovë e duam. E duam Kosovën të gjithë pa dallime, e duam Kosovën e UÇK-së..po duket qartazi se kryeministri aktual nuk paska qenë i shqetësuar për dëmet e Asociacionit. Atëherë kur është dasht ta përdor për kundërshtarët e vet politikë, e ka pagëzuar Asociacionin si Zajednicë”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se emri Zajednica e vendosur nga Albin Kurti paska qenë vetëm me i sulmu kundëshatrët e tij, kur ai ka qenë në opozitë.

Fundamenti

“Unë vetë besoj që shumica e qytetarëve kemi besuar që kjo është problem. Por po na del që Zajednica si emër paska qenë më i sulmu kundërshtarët. Tani që ka vendosur me themelua Asociacionin po e quan vetë menaxhim”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se Kosovë po i bëhet Kosovës është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë.

“Nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica, është Albin Zajednica”, tha ndër të tjera Molliqaj para protestuesve.

Ndryshe, protesta e PSD-së u përmbyll, ku anëtarët e PSD-së vendosën flamuj të bardhë para objektit të Qeverisë së Kosovës si dhe lëshuan tym të zi. /Telegrafi/