ARKATANA

Molliqaj: Në kohën kur po tentohet afrimi me Serbinë, Specialja po i përndjekë ushtarët e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale e ka në mandat të gjykojë vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shtoi se përndjekja e ushtarëve të UÇK-së nga kjo gjykatë po ndodh në kohën kur po tentohet afrimi me Serbinë dhe marr

“Sa herë që kemi qenë më afër Serbisë, sa herë kemi qenë më afër marrëveshjeve të këqija me Serbinë ka pas përndjekje të UÇK-së. Millosheviqin e kem largu, Serbinë e kem bombardu tash duhet edhe krerët e UÇK-së mi dënu që me u hap rruga për vegëza të reja me Serbinë. E di që dikujt mund ti duket jo logjike por është thellësisht politik. Tash kur Serbisë nuk po ja kërkojnë njohjen, bash tash krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se veprat për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së janë vepra të vjetra të raporteve të UNMIK-ut.

Fundamenti

“Por tash që duhet me u ofru me Serbinë duhet me i përndjekë ushtarët e UÇK-së. Gjykata e ka mandat me i gjyku vetëm UÇK-në”, tha Molliqaj.

Kreu i PSD-së shtoi se arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së ka qenë i mundshëm vetëm pas ardhjes së LVV-së në pushtet.

“Kur e panë që populli po e mbështet një subjekt politik që nuk e mbështet UÇK-në e panë që është i mundshëm arrestimi i tyre”, tha Molliqaj.

Ai shtoi se do të pengojnë çdo vizitë të kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë. /Telegrafi/