UBT

Molliqaj: Kurti na ka sjellë marrëveshje pa zgjidhje

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga takimi në Ohër, i ka sjellë vendit marrëveshje pa zgjidhje.

Këtë ai e ka quajtur rrugë të gabuar.

“Ne nuk i kemi thënë kryeministrit mos bëj kompromis, nuk kemi thënë se ripërcaktimi i kufijve nuk është kompromis, është kompromis. Ajo çka na ka sjellë kryeministri prej pozicionit që unë nuk lëshoj pe kurrgjë dhe mbështetësit e tij kanë thënë ky nuk lëshon pe për kurrgjë, na ka sjellë marrëveshje pa zgjidhje. Është rrugë e gabuar. Nuk ka marrëveshje që nuk të sjellë të këqija, puna është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me bindjet që i ke”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.

Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e larguar njohjen nga Serbia dhe duke e vendosur Asociacionin në qendër, do fillojë ta zbatojë atë.

Ai ka thënë se në protestën e organizuar nga PSD-ja janë përfshirë edhe kundërshtimi i marrëveshjes edhe ajo që ai e quan papërgjegjësi e kryeministrit kundrejt premtimeve të tij.

Molliqaj ka thënë se në protestën e organizuar nga PSD-ja janë përfshirë edhe kundërshtimi i marrëveshjes edhe ajo që ai ee quan papërgjegjësi e kryeministrit kundrejt premtimeve të tij.

Fundamenti

“Ajo që neve na bën të ndihemi optimist është qe gradualisht po largohet mjegulla me të madhe. Kjo marrëveshje ka filluar të shitet si marrëveshje që në qendër e ka njohjen. Premtimi për njohjen nga Serbia po dihet që është larguar. Pos që u largu njohja nga Serbia dhe u vendos Asociacioni në qendër po ashtu u largua thuajse krejt mjegulla për njohjet nga 5 vendet anëtare të BE-së”, tha ai.

“Protesta i ka përfshirë edhe kundërshtimin e marrëveshjes edhe papërgjegjësinë e Kurtit karshi premtimeve të tij”, shtoi Molliqaj.

Sa i përket NATO-s Molliqaj thotë se “është e qartë që nuk ka kurrfarë rrugëtimi Kosova drejt NATO-s”.

Në sytë e tij si kryetar i PSD-së, Molliqaj thotë se protesta nuk ka dështuar ani pse pritshmëritë ishin më të larta.

“Në sytë e tonë nuk dështoi protesta, nuk është as e kënaqshme as e pritshme, por ajo nuk varet veç nga numri. Mesazhi i protestës u përcoll. Ka ende njerëz që kanë shpresë që marrëveshja do të sabotohet nga kryeministri Kurti”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.