GRANDEMALL

Molliqaj kritikon Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn: Janë opozitë, por vetëm opozitë nuk bëjnë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se subjektet politike opozitare gjenden aty si shkak i numrave dhe jo nga roli i tyre si opozitë.

Fjalën e tij e nisi me kritika për kreun e ekzekutivit, por kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikat nuk i kurseu as për partitë opozitare në vend.

Në RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se subjektet politike opozitare gjenden aty si shkak i numrave dhe jo nga roli i tyre si opozitë.

Me kritika të veçanta, Molliqaj kritikoi edhe Haradinajn, liderin e AAK-së.

GRANDEMALL

“Ne kemi një parti parlamentare që një ditë kërkon dorëheqje që është AAK që në rregull që po kërkon dorëheqje e shkarkim. Sot e pashë i thotë të kthehet në dialog e të zbatojë marrëveshjen. S’mundesh të kesh pozicion edhe me i thënë ‘duhet të kthehesh të zbatosh dialogun’”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “Është pozicion i gabuar opozitar. Partitë e tjera opozitare janë në opozitë për shkak se i kanë numra, por opozitë fare nuk janë duke bërë”.

Haradinaj kishte deklaruar para një seance plenare të Kuvendit të Kosovës se Kosova po i vuan gabimet e bëra nga Kurti dhe se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë.

Lidhur me mocionin e mosbesimit, Haradinaj deklaroi se partitë opozitare duhet të jenë të qarta në qëndrimin e tyre.

“Së paku çka mund të bëjnë partitë opozitare në një situatë çfarë jemi, është të deklarohen qartë se jemi për mocion. Pra, i kemi 40 nënshkrime, e iniciojmë mocionin, e kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e deputetëve që kanë shqetësim për situatën dhe ta ndajmë pra Kosovën në dy pjesë, Kosova e Kurtit, po edhe një tjetër që janë të shqetësuar dhe kërkojnë shkarkimin e tyre”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.