ARKATANA

Molliqaj: Hasani as profesor, e lëre më në krye të Kushtetueses

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Për skandalet e mëparshme si rektor i UP-së, Enver Hasani nuk do të duhej të ishte profesor e lëre më kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shprehet Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai thotë për KTV se VV nuk ka besim tek institucioni i Kushtetueses. Sipas tij, Hasani është person problematik, që bën që GJK të mos ketë kredibilitet e vendimet të mos jenë të drejta.

Eco Higjiena

Por, se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses ndaj kërkesës së PDK-së, Molliqaj shprehet se koment nuk mund të japë, porse Gjykata Kushtetuese duhet ta di se fuqinë në Kuvend e përcakton numri. /Telegrafi/