Mobi Casa

Mollët kurojnë inflamacionet e zorrëve

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Kjo frutë, por sidomos lëkura, është një minierë substancash të dobishme, veçanërisht për shëndetin e aparatit tretës

Mollët përveçse të shijshme, janë edhe të shëndetshme. Këtë e konfirmon edhe një shprehje popullore: një mollë në ditë e mban doktorin larg.

Nëse në të kaluarën i kemi vlerësuar aftësinë e jashtëzakonshme për “shtimin” e jetës, sot mund të themi me plot bindje se molla u rekomandohet veçanërisht personave që vuajnë nga fryrjet e zorrëve, koliti ulceroz dhe sëmundje të tjera autoimune.

Molla është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera materiale të nevojshme për trupin e njeriut. Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh. Mund konsumohet si frutë e gjallë ose në gjendje të konservuar.

Duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit dhe pa i hequr lëkurën. Molla është e pasur me lëndë të ndryshme kimike. Në rast se konsumohet e qëruar, do të humbiste një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese. Sasia e vitaminës C në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj.

Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Petkina që përmban molla luan rolin e një sfungjeri në stomak. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Edhe për njerëzit e shëndetshëm është i këshillueshëm përdorimi i mollëve. Cilësitë e mollës janë konfirmuar edhe nga një studim, publikuar nga revista “Journal of Leukocyte Biology”, vepër e studiuesve të “Montana State University”.

Polifenolet e lëkurës shtensionojnë zorrët

Mobi Casa

Lëkura e mollës është e pasur me polifenole. Tashmë gjithnjë e më shumë studime po tregojnë aftësinë që kanë këto molekula për të bashkëvepruar me aktivitetin e sistemit imunitar. Këto molekula janë shumë të rëndësishme dhe prania e tyre në gjak luan një rol kyç në sistemin imunitar, i cili është i aftë t’i luftojë më mirë sëmundjet ose substancat e huaja.

Ndonjëherë, në rastin e sëmundjeve autoimune si koliti ose sëmundja e Krohnit, këto qeliza fillojnë të reagojnë në mënyrë të pashpjegueshme e të nxisin përgjigjen imunitare edhe në mungesë të një rreziku të vërtetë, kjo çon në dëmtimin e indeve përreth.

Falë mollëve, edhe koliti mund të shërohet

Për të testuar dobinë e polifenoleve në zorrë studiuesit amerikanë kanë përdorur disa kavie të prekura nga koliti. Fillimisht, studiuesit i ndanë minjtë në dy grupe, duke i dhënë të parit disa qetësues të padëmshëm, ndërsa grupit tjetër një përzierje polifenoli të marrë nga lëkurat e mollës. Pas injektimeve të ndryshme u vërejt se minjtë që kishin marrë polifenol nuk kishin zhvilluar kolit. Por jo vetëm kaq, edhe te minjtë që mungonin limfocitet T, marrja e polifenoleve të mollës i kishte mbrojtur gjallesat nga koliti duke bllokuar prodhimin e molekulave inflamatore.

Për t’u shëruar na ndihmojnë edhe fibrat e tyre

Përfitimet e mollës në zorrë nuk mbarojnë këtu. Mes përbërësve kryesorë të kësaj frute, përveç antioksidantëve ajo është e pasur edhe me fibra. Të pranishme si në pjesën e tulit ashtu edhe në lëvozhgën e mollës fibrat favorizojnë një mirëfunksionim të transitit intestinal dhe vlejnë si për tretjen e ngadaltë ashtu edhe për të luftimin e fenomenit të diarresë. Por jo vetëm kaq. Fibrat kontribuojnë edhe për të krijuar ndjesinë tipike të ngopjes.

Molla është e këshillueshme të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, pasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Për të luftuar gripin, kollën, ngjirjen e zërit, sasinë e lartë të kolesterolit në gjak, nxjerrjen e gurëve të veshkave, apo kurimin e sëmundjeve të tilla si reumatizma, pleqëria e parakohshme e shumë të tjera rekomandohet molla. Një këshillë: mollët duhen larë me kujdes para se të konsumohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.