Mollët e gjelbra, aleat i shëndetit

Përfitimet shëndetësore të mollëve të gjelbra janë të shumta. Ato përmbajnë fibra distike, çka ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe në këtë mënyrë nxitet procesi i përgjithshëm i tretjes.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, mollët e gjelbra ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për kancer të zorrës së trashë.
Reduktojnë nivelet e kolesterolit të keq: mollët jeshile për shkak të vitaminave që përmbajnë ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq. Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë të gjelbër sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban. Parandalojnë diarrenë dhe kapsllëkun.
Po ashtu mollët e gjelbra përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. /Zeri/.