Hidromorava

Mollët, aleati më i mirë kundër fryrjeve në stomak dhe për tretje të mirë

/ 2 minuta lexim

Në mollë ka deri 40 për qind vitamina C, përmban edhe vitamina A, E, B1, B2, B6 dhe betakarotinë. Përmban edhe mineralet kalium dhe kalcium, fosfor dhe hekur.

Është e pasur me polifenole – substanca bimore që kanë aktivitet të lartë antioksidues. Mollët në rastet më të shpeshta hahen të papërpunuara, por edhe në lëngje, marmelatë, xhem e njihet edhe për uthullën e mollës.

Pos përbërësve bazikë, mollët përmbajnë edhe shumë përbërës të tjerë të domosdoshëm për organizmin e njeriut: sheqer, acide organike, në sasi të vogël përmban të gjitha aminoacidet. Janë të pasura me fibra dhe kanë efekt pozitiv në metabolizëm.

Eco Higjiena

Kundër diarresë – të hani mollë të shtypura apo komposto nga mollët. Sidomos preferohet konsumimi i mollëve të tharta. Mollët e shtypura mos i ëmbëltoni, e para se t’i konsumoni, t’i lini paksa në ajër.

Për tretje më të mirë – rregullisht hani mollë të pjekura apo të ziera apo komposto nga mollët, sidomos gjatë dimrit. Preferohet t’i konsumoni pas kafjallit dhe në darkë të hani dy mollë të freskëta. Terapia zgjat pesë ditë.

(Kosova Sot)