Uji Dea

Molla mbrojtëse e mirë ndaj diabetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Diabeti është një sëmundje e cila gjen shërim përmes ushqimeve të ndryshme siç mund të përmendim dhe rolin e frutave si boronica, rrushi dhe mollët, janë të lidhura dukshëm me rrezik më të ulët nga diabeti i tipit 2.

Ndërkohë sipas një studimi të ‘British Medical Journal’, pirja më shumë e lëngut të pemëve është lidhur me rritje të rrezikut nga zhvillimi i sëmundjes.

Studimi është i pari i këtij lloji që analizon efektet e llojeve të ndryshme të pemëve dhe rrezikun nga diabeti.

Profesori Ki Sun nga Spitali i Grave në Brigam të SHBA-së tha:

ARKATANA

“Derisa pemët rekomandohen si masë për parandalim të diabetit, studimet e mëparshme kanë pasur rezultate të përziera në lidhje me konsumimin e përgjithshëm të pemëve. Zbulimet tona ofrojnë dëshmi që sugjerojnë se disa pemë mund të jenë veçanërisht të dobishme për reduktim të rrezikut nga diabeti”.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e më se 187 mijë njerëzve, të mbledhura mes vitit 1984 dhe vitit 2008. Më se 12 mijë prej tyre e kanë zhvilluar diabetin gjatë periudhës së studimit.

Njerëzit që kanë ngrënë së paku dy porcione me pemë të caktuara të plota për çdo javë, veçanërisht boronica, rrush dhe mollë kanë reduktuar rrezikun e tyre nga diabeti i tipit 2 për deri në 23 për qind në krahasim me ata që kanë ngrënë më pak porcione në muaj.

Në anën tjetër, ata të cilët kanë konsumuar një ose më shumë porcione të lëngut të pemëve për çdo ditë, e kanë rritur rrezikun nga zhvillimi i diabetit të tipit 2 për deri në 21 për qind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.