ARKATANA

Moisiu: Kalova 7 porta për të shkuar tek Thaçi, më erdhi rëndë kur e pashë atje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar takimin me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se burgu ku rrinte Thaçi ishte me 7 porta ndërsa shtoi se i erdhi rëndë kur pa një ish-president të mbyllur atje.

Uji Dea

“Ai ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje. Të shikoje këta njerëz që sakrifikuan jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë kokën në rrezik.Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtësia por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve.-

Në periudhën e luftës, në shkollë bënim mbledhje klandestine dhe gjithmonë na thuhej çdo bëhet me Kosovën sepse armiku është i përbashkët. Në shkollat shqiptare në vitet ’36-‘37, ne këndonim për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri. Pra ishim edukuar për të kërkuar llogari se perse këta njerëz janë atje dhe jo këtu me ne”- tha ai në Euronews Albania.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.