ARKATANA

Moisiu: BE po ndjek një politikë favorizuese ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-Presidenti shqiptar Alfred Moisiu thotë se politikat e BE kanë një standard të dyfishtë. Ato shkojnë në favor të Serbisë thotë ai, duke sjellë si shembull bllokimin e Kosovës në UNESCO.

“Edhe BE po bën një politikë me dy standard ndaj Kosovës. Serbisë poi bën lëshime që deri në një farë mase janë pranuar nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa në anën tjetër politikanët serbë po ndjekin një politikë shtrënguese dhe bllokuese për Kosovën. Shembulli më i freskët është pengimi i saj për ta pranuar në UNESCO”, ka thënë Moisiu.

Deklaratat e tij ish-Presidentit Moisiu i bëri në konferencën për paqen në Ballkan, ku i pranishëm ishte edhe ish presidneti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili në fjalëm e tij ai vuri në dukje se kjo politikë e Serbisë nxit tensionet midis dy shteteve.

Uji Dea

“Me veprime të tilla realisht i ngrin tensioned dhe i minon përpjekjet, vullnet të mirë apo relaksimin e raporteve midis vendeve duke e përfaqur kështu qartë edhe seriozitetin në këtë proces. Kjo klime fatkeqësisht është e përditshme edhe ne raport që ky vend ka instaluar meë Bosnjë Hercegovinën dhe gjendjen realisht të brishtë atje që prej dy dekadash”, ka thënë Sejdiu.

Në takim u fol edhe për sulmet terroriste në Francë ku të pranishmit i dënuan ashpër, duke vënë në dukje që paqja dhe harmonia është ajo që duhet të mbizotërojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.