KKVITI

Mogherini: S’ka marrëveshje, por ka përafrim qëndrimesh

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se në takimin e sotëm, ani pse nuk është arritur asnjë marrëveshje në lidhje me temat e diskutuara, ka pasur përafrim mes palëve.

“Sot prita në një takim të nivelit të lartë për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, Kryeministrin Isa Mustafa dhe Kryeministrin Aleksander Vuçiq”.

“Në takim, diskutimi ishte i përqendruar në zbatimin e çështjeve të energjisë, telekomit, themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes/urën e Mitrovicës. Është arritur progres i mirë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë në këto katër çështje në orët në vijim dhe do të ritakohemi shumë shpejtë ditëve të ardhshme për t’i finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini, raporton Koha.net.

Ajo ka bërë me dije se Memorandumi i Mirëkuptimit për Sigurimet e Makinave nga palët e treta është nënshkruar në margjina të takimit.

Ka përfunduar takimi në Bruksel

Fundamenti

Arta TV merr vesh se në këto momente ka përfunduar takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.

Në këtë takim, deri më tani dihet se është arritur marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Arta TV merr vesh gjithashtu se grupet teknike të angazhuara nga palët pjesëmarrëse në dialog do t’i vazhdojnë takimet mes vete edhe më tej.

http://koha.net/?id=27&l=63404