FIDANISHTJA

Mogherini porosit Kosovën: Bëjeni qeverinë për ta vazhduar dialogun me Serbinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

E sapozgjedhura në postin e shefes së diplomacisë evropiane, italiania Federica Mogherini, i është përgjigjur për orë të tëra pyetjeve të deputetëve evropianë.

Ajo ka folur për tema të shumta globale, që nga marrëdhëniet me Amerikën Latine e deri tek lufta kundër ISIS-it, por Ballkanit Perëndimor i ka kushtuar vetëm pak sekonda, raporton Koha.net.

Fundamenti

Kur ka folur për rajonin, ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet të bëhen gati për hyrje së bashku në Bashkimin Evropian.

Duke folur për Kosovën, ajo ka thënë se qeveria në Prishtinë duhet të formohet sa më shpejt në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.