ARKATANA

Mogherini paralajmëron hapjen e kapitujve të rinj në dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të premten në Beograd se deri në fund të këtij viti mund të pritet hapja e kapitujve të parë në kuadër të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ajo i bëri këto komente gjatë takimeve që zhvilloi me udhëheqësit më të lartë të Serbisë, e cila në janar të vitit 2014 fitoi hapjen e negociatave për anëtarësim pas marrëveshjeve me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Por, që atëherë asnjë nga kapitujt e negociatave nuk është hapur për shkak të dështimit në përmbushjen e plotë të marrëveshjeve.

Eco Higjiena

Mogherini tha se është përparësi e Bashkimit Evropian që të hapë kapitujt gjatë këtij viti.

Mogherini e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë – Serbi, ishte të enjten në Prishtinë para se të shkonte në Beograd, në vizitën e saj të parë që kur mori postin në vitin e kaluar. Vizita e saj shihet si një përpjekje për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.