Mobi Casa

Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet para majit 2019

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë sot se Bashkimi Evropian do të përkrahë çfarëdo marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që është në linjë me ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat ligjore ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se Komisioni Evropian dëshiron që negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të përfundojnë në muajt e ardhshëm, para muajit Maj 2019, kohë kjo kur edhe skadon mandati i Komisionit Evropian dhe bëhen zgjedhjet e reja, shkruan Gazeta Express.

E pyetur nga gazetarët rreth takimit jo formal të shefave të diplomacisë së BE-së, rreth ndryshimit të territoreve, Mogherini nuk ka pranuar të flas, duke thënë se nuk dëshiron të komentoj detaje specifike të dialogut.

Hidromorava

“Kam parë një mbështetje të fuqishme për vazhdimin e dialogut nga Vuçiq dhe Thaçi në këtë moment mjaft delikat” ka thënë Mogherini.

Ajo ka shtuar se këto bisedime janë jashtëzakonisht të vështira dhe të komplikuara, por vlerëson angazhimin dhe vendosmërinë për të zgjidhur një prej çështjeve dhe konflikteve më të dhimbshme në Evropë./Express/