ARKATANA

Mogherini: Ky vit do të jetë i rëndësishëm për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se ky vit do të jetë i rëndësishëm për Kosovën dhe gjatë verës pritet nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Këto komente Mogherini i bëri në konferencën për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Ky vit do të jetë i rëndësishëm për Kosovën, do të jemi të gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”, tha Mogherini, duke shtuar se kjo do të bëhet këtë verë.

“Mund të ju them se ne jemi këtu që së bashku të procedojmë në drejtim të duhur dhe me rezultate konkrete”, tha Mogherini, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ajo tha se janë duke pritur raportin e vlerësimit teknik për liberalizimin e vizave, ndërsa u shpreh se politikisht dhe nga ana e saj janë të vullnetshëm që procesi të përparojë.

Mogherini tha se duke pasur parasysh përqindjen e rinisë në Kosovë, e dinë sa e rëndësishme është liberalizimi i vizave për Kosovën, dhe kjo perspektivë tha se do të jetë e vërtetë.

Uji Dea

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka folur edhe për bisedimet me Serbinë. Ajo tha se zbatimi i Marrëveshjes për drejtësinë ka filluar pozitivisht.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa tha se orientimi euroatlantik përfaqëson vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa tha se Kosova është një vend që ka pësuar shumë nga lufta dhe përkundër kësaj ka shprehur vullnet që përmes dialogut dhe kontakteve të drejtpërdrejta t’i zgjedhin problemet me Serbinë dhe të komunikojnë hapur me komunitetet në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problemeve. Ai tha se ka filluar të zbatohet Marrëveshja për drejtësinë, e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa tha se është shprehur pro krijimit të Gjykatës Speciale dhe nuk kanë frikë të ballafaqohen me të kaluarën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.