Eko Higjiena

Mogherini: Kriteri i fundit për liberalizim, ratifikimi i demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka kërkuar nga Presindeti Hashim Thaçi, që Kosova të përmbush edhe kriterin e fundit për liberalizimin e vizave, atë të miratimit të marrëveshjes për demarkacionit e kufirit me Malin e Zi.

Presidenti Thaçi u takua sot me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel.

Thaçi, pasi e ka informuar Mogherinin për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon, ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Shefi i shtetit kosovar, ka thënë se Kosova tani pret një vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave.

Hidromorava

Thaçi po ashtu foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se ky proces ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Lartë Mogherini u shpreh se Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave dhe kërkoi që sa më parë të përmbushet edhe kriteri i fundit, ai i miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të mbeten të përkushtuara për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.