HW

Mogherini: Kosova dhe Serbia shënuan kthesë në agjendën e dialogut

/ 1 minutë lexim
HW

Shefja e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në njoftimin e saj për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo është një “pikë referimi për raportet mes të dyja vendeve”.

“Të dy kryeministrat kanë shënuar një kthesë në dialog. Ata janë pajtuar në përgjithësi për parimet e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që I hapë rrugë themelimit”, thuhet në kumtesën e Mogherinit, ku ajo njofton për arritjen e marrëveshjes për energjinë, telekomin dhe themelimin e Asociacioni të Komunave Serbe si dhe urën mbi Ibër.

“Zgjidhjet si këto që ndodhën sot, sjellin përfitime konkrete për të dy popujt dhe në të njëjten kohë mundësojnë avancimin e të dyja palëve në rrugën europiane”, thuhet në njoftimin e Mogherinit, transmeton Express.

United Hospital

Më tutje, thuhet se Bashkimi Europian do të mbështesë implementimin e të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mogherini njofton se dialogu mes të dyja vendeve, do të vazhdojë në muajt e ardhshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.