Mobi Casa

Mogherini flet në telefon me Thaçin, i jep një “urdhër të prerë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pasur një diskutim në telefon me Përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë që zyra për informim e BE-së, e ka dërguar për media.

Ata kanë diskutuar për normalizimin e dialogut dhe zhvillimet e fundit ndërmjet dy vendeve.

“Federica Mogherini foli në telefon me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-sa, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosoës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Uji Dea

Tutje ata kanë folur edhe për masën që Kosova e ka vënë kundër Serbisë në 100%.

Mogherini edhe një herë ka kërkuar nga Thaçi që ky vendim të tërhiqet.

“Mogherini theksoi se vendimi i Qeverisë për të rritur taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e ndërlikon edhe më tutje situatën dhe nuk sjell zgjidhje për problemet e njerëzve dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Kjo masë nuk ndihmon në raportet e mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.