Fundamenti

Mogherini: Do të punojë ngushtë me Thaçin, takimi Mustafa – Vuçiq në janar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini ka lëshuar një komunikatë pas takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se do të punojë ngushtë me Thaçin ndërsa ka ritheksuar se gjatë janarit do t’i përballë në Bruksel Kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vucic.

Pata kënaqësinë që ta takojë sot Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi për herë të parë në kapacitetin tim të ri.

UBT

“Patëm rastin që t’I shkëmbejmë pikëpamjet rreth progresit të Kosovës. U pajtuam se, tani pasi që ka një qeveri të re në Prishtinë, duhet të rifillojë puna e intensifikuar për agjendën europiane në mënyrë që të bëhet një progres u mirë vitin e ardhshëm, edhe në zhvillimin e brendshëm edhe në rrugën europiane” thuhet në komunikatë.

“Po ashtu diskutuam me ZKM dhe Ministrin e Jashtëm Thaçi për rifillimin e takimeve në nivel të lartë të dialogut të lehtësuar nga BE. Planifikoj t’i ftoj dy Kryeministrat në takimin e nivelit të lartë qysh në janar dhe pres të vazhdojmë punën tonë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Për mua dhe BE’në kjo mbetet prioritet I lartë” thuhet në njoftim.

Ndërkohë Mogherini ka theksuar se puna për implementimin e marrëveshjeve në nivel teknik është duke vazhduar dhe se ka ende punë për t’u bërë.