United Hospital

Mogherini: Bashkimi Evropian ka nevojë për ju dhe ju për ne

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Federica Mogherini, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, ka lavdëruar institucionet e Kosovës për punën e bërë për liberalizimin e vizave.

Dje Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët dhe, sipas Mogherinit, që mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian. Ajo ka ftuar për bashkëpunim të mëtejmë të Kosovës me BE-në.

“Njerëzit në Kosovë dhe dini edhe ju që kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Një javë shumë e mirë për Kosovën. Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritëm një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe që keni bërë së bashku me ne. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë ajo.

Eco Higjiena

Në Kuvendin e Kosovës ajo ka bërë thirrje për dialog mes partive dhe se konfliktet mes partive politike janë pjesë e demokracisë dhe kur është në çështje vendimet e mëdha duhet unifikim. Ajo ka ofruar mbështeten e BE-së në çdo proces të rëndësishëm për vendin.

Ajo ka thënë edhe njëherë se Kosova nuk duhet të bëhet Evropë pasi që ajo është pjesë e kontinenti të vjetër.

“Kosova nuk duhet të bëhet Evropë. Kosova është Evropë”, tha ndër të tjerash italiania Mogherini. “Shoh një rini evropiane. E shoh një inspirim te ata si pas rënies së murit të Berlinit kur ne ishim të ri. Bashkimi Evropian ka nevojë për rini. Bashkimi Evropian ka nevojë për ju dhe jo ju për ne”, shtoi Mogherini. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.