Fundamenti

Mogherini: Asociacioni nuk paraqet rrezik për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Ju nuk duhet të bëheni Evropë, ju jeni Evropë”. Kështu u është drejtuar ligjvënësve kosovarë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, e cila të enjten ka arritur t’i bashkojë, pas një kohë të gjatë, pushtetin e opozitën në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë Mogherini ka thënë se Kosova është Evropë, duke uruar institucionet dhe qytetarët e Kosovës për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian gjithashtu ka kërkuar nga Kosova të gjejë kurajën për të arritur pajtimin me Serbinë, ndërsa spektrit politik në vend i ka kërkuar që mospajtimet t’i zgjidhë përmes dialogut. Mogherini gjithashtu ka siguruar se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk paraqet rrezik për Kosovën.

Fundamenti

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka shprehur gëzimin që janë bërë bashkë pushteti e opozita pas një kohë të krizës në Kuvend.

“Është një përgjegjësi e madhe në shpatullat tona dhe tuaja, por e dimë se Kosova po e sheh këtë moment me pritje të mëdha. Por një demokraci e re dhe e përgjegjshme ka nevojë për të gjitha partitë për të ndarë vizionin e ecjes përpara të shtetit”, ka thënë zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.