Mobi Casa

Modric: Messi e Ronaldo jashtëtokësorë, ama edhe unë e meritoj të vlerësohem

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Luka Modric veson se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk vijnë nga kjo botë, por ndien se vetë ai e meritoi të vlerësohet me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA, pas sezonit të suksesshëm që pati.
Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë e fitoi çmimin para Ronaldos dhe Mohamed Salahut të Liverpoolit të hënën, transmeton Gazeta Express.

Modric i ndihmoi Real Madridit ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe vetëm një muaj më vonë u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2018, ku e çoi vendin e vet në finale.

Ylli kroat i lartësoi dyshen Messi dhe Ronaldo, të cilët munguan në ceremoninë e së hënës, por tha se edhe sezoni i tij meritoi vlerësim.

ARKATANA

“Jam i lumtur sepse tani edhe lojtarët tjerë po vlerësohen, kishte të tjerë që e meritonin më parë, por nuk e fitonin dot”, tha Modric.

“Golat janë të rëndësishme dhe lojtarët si Cristiano dhe Messi janë veçanërisht në një nivel tjetër. Janë dy më të mirët të kësaj bote”, shtoi ai.

“Ama, edhe lojtarët tjerë duhet të vlerësohen kur kanë vit të mirë”, insistoi ai./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.