Moderatorja shqiptare tregon pse la Shqipërinë për Zvicrën

Njëra nga moderatoret më të njohura në Shqipëri ishte Floriana Garo. Së fundi ajo ka udhëhequr emisionin “Jo vetëm modë”. Floriana është larguar nga Shqipëria për t’u bashkuar me partnerin e saj që jeton dhe punon në Zvicër, Enis Daci.

Pak kohë pasi moderatorja shpalli fejesën, ndau me publikun edhe lajmin se përfundimisht do të linte punën në televizion dhe bashkë me të edhe Shqipërinë.

E ftuar në “Opinion”, në një speciale për qëndrimin apo jo në Shqipëri, Floriana tha se ajo zgjodhi ta linte Shqipërinë vetëm për shkak të dashurisë: “Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mirë”, tha ajo, duke shtuar se dashuria është një arsye e fortë për ta “braktisur” vendin, por, megjithatë, këtu është më mirë, më rehat, përcjell albinfo.ch.

Për një jetë më të mirë ekonomikisht dhe për kushte më të mira jetese, të jetuarit jashtë, tha Floriana, është një zgjedhje e mirë, por pyetjes nëse është më e lumtur në Shqipëri apo në Zvicër, ajo iu përgjigj e sinqertë: “Unë kam qenë më e lumtur në Shqipëri”, theksoi ish-modelja e njohur.

Moderatorja shqiptare tregon pse la Shqipërinë për Zvicrën

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).