FITORJA

Moderatorja që i dha freski e shkëlqim Flakës…

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deniza Limanin të gjithë e njohin si studente e dalluar, aktiviste dhe kryetare e të rinjve të Kosovës, veprimtare e palodhur në shumë fusha, por ajo së fundit ka treguar se ka edhe një talent të madh për të moderuar. Ishte për një muaj rresht në ballë të publikut gjilanas në Flakën e Janarit dhe udhëhoqi pa asnjë frikë e gabim të gjitha mbrëmjet e Flakës.

Deniza Limani bëri edhe një hap të sigurt në fushën e moderimit. E sigurt në skenë, e sigurt në qëndrimin e saj dhe e aftë në komunikim me publikun, udhëhoqi të gjitha mbrëmjet në Film Flaka, Akademia e Flakës, Peneli i Flakës, Talia e Flakës, Foto Flaka, Folk Flaka, Festë Flaka etj.

Edhe në mbrëmjen e fundit ajo së bashku me Fatmir Spahiun diti të modeloj me një zotësi e profesionalizëm të madh.

Po pse Deniza hyri në fushën e moderimit dhe cilat janë përshtypjet e saja. “Moderimi më është dukur shumë mirë, por isha e emocionuar, e gëzuar. Për mua ishte një muaj dhe moment shumë i veçantë, sepse ishte hera e parë që po moderoja për Flakën e Janarit pikërisht në 25 vjetorin e saj jubilar. Të admirueshme kana qenë ditët e Janarit për Gjilanin, dhe mua personalisht”.

Uji Dea

Ftesa që e habiti Denizën. “Në ftesën që më ishte bërë nga drejtorit të Flakë së Janarit 2016 , Bashkim Nexhipi, dhe Ali Demi drejtor i përgjithshëm i teatrit dhe gjithë stafit për mua ishte një nder sepse dikush e kishte vlerësuat talentin tim. Njëzet e pesë vite nuk janë pak dhe i falënderoj të gjithë ata që më besuan. Këto ishin ditët e gjallërisë së qytetit, sepse ne e dimë që Janari për trevën tonë është krenari dhe dhimbje. Punohej me zemër dhe ishte mirë, sepse më pranuan shumë bukur edhe mua këtë vit artistët, punëtorët e teatrit, të drejtoratit për kulturë, komuna dhe gjithë publiku”.

Shpejt u adaptova dhe u integrova në mesin e artistëve shton Deniza. “Në mesin e artistëve dhe shumë mysafirëve të ndryshëm nga Kosova jam ndjerë si në shtëpinë time. Publiku ishte shumë i mirë dhe shumë i interesuar me ndryshimet që ndodhën këtë vit për Flakën e Janarit 2016, pasi që dihet rëndësia ku dhimbjen e kemi kthyer në kreativitet sot shumë vite pas Janari është muaji i kujtimit për djemtë dhe vajzat më të mira që ky qytet dhe kjo trevë ka lindur. Kjo për mua si moderatore nuk është risi pasi që jam marr shumë herë me moderim në fusha të ndryshme”.

Deniza e ndiente vetën të privilegjuar që ishte përkrah Fatmir Spahiut. “Risi ishte që po moderoja për herë të parë Flakën e Janarit dhe e dimë peshën e saj dhe njërën ndër momentet e flakës kisha nderin dhe kënaqësinë të moderoja së bashku me aktorin e madh pikërisht nga Anamorava Fatmir Spahiun. Gjilani ka vlera dhe për këtë jam krenare që jam Gjilanase” tha Limani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.