FIDANISHTJA

Modelja shqiptare që provokon me fotografitë: Lëndohem nga lajmet e pavërteta!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Aurela Hoxha thotë se lëndohet lehtë nga spekulimet e tepruara në media dhe se nuk meriton që për të të shkruhet diçka që nuk është e vërtetë.

“E kam thënë gjithmonë që unë si natyrë lëndohem shumë shpejt. Ka ndodhur që nga një koment dashakeq edhe në rrjetet sociale, kam ndenjur gjithë natën pa gjumë. Normalisht që edhe pa lajmet e vërteta, sigurisht që jam ndier keq. Unë e di sesi funksionon, por kurrë nuk kam abuzuar me jetën time, kam një jetë shumë familjare, jetoj me familjen, kam pranë miqtë e mi dhe nuk mendoj se e meritoj të bëhet lajm, kur nuk ka asgjë të vërtetë”.

FIDANISHTJA

Prezantuesja dhe modelja mendon se bukuria është një aset shtesë për të pasur sukses. “Bukuria ndihmon secilin prej nesh, sidomos në ekran, pasi është normale që paraqitja është e rëndësishme. Por mendoj se nuk është gjithçka, unë kam punuar shumë fort, kam pasur shumë vullnet, këmbëngulje, orë të gjata pune. Nuk kam arritur gjithçka vetëm falë bukurisë, edhe pse kujdesem për veten time, karrierën e kam ndërtuar me shumë mund dhe shumë punë”.

Duke komentuar shkrimet pas divorcit të saj, Aurela shprehet: “Jam përpjekur mos ti lexoj. Ajo që më ka lënduar është që është folur për rrëfime, sikur unë kam folur, por në fakt unë kam vendosur të mos flas”.
Gjatë intervistës për Bluetooth, ajo ka thënë se nuk mendon se ka një rivale dhe nuk është xheloze për sukseset e të tjerëve. “Jo, nuk ndjehem kështu, sepse mendoj se ka vend për të gjithë. Secilin nga ne e kërkon tregu, e kërkon vetë publiku. Nuk kam qenë kurrë xheloze apo të kem ndier rivalitet”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.