Hidromorava

Mocioni i Përparim Avdilit u mundëson të rinjve natyralizimin falas në nivel komunal

/ 3 minuta lexim
KKVITI

“Për personat nën 25 vjeçarë kjo taksë deri më tani ka qene 250 franga. Tani e kemi hequr komplet”, thotë Avdili për albinfo.ch

“U deshën pothuajse dy vjet që mocioni i bërë nga Nadia Huberson, Isabel Garcia, Marcel Bührig, Shaibal Roy dhe unë, të dilte në debat. Dhe pikërisht për këtë, kënaqësia është më e madhe kur shohim se një shumicë e qartë (99 pro dhe 18 kundër) ka vendosur sot të heqë taksat e qytetit për natyralizim për të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare.

Një pengesë e rëndësishme më pak dhe një gëzim më shumë. Edhe një herë, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm jopartiak midis PS, FDP, GLP dhe të Gjelbërve përmes Secondas Zürich po jep fryte. Shumë faleminderit!”.

Këtë postim e ka publikuar pak më parë në llogarinë e tij në facebook Përparim Avdili, këshilltar (asamblist) në Parlanentin e Qytetit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.

Pjesa e taksës për natyralizim, ajo që paguhet në nivel komunal, është përmendur shpeshherë si pengesë për natyralizimin e të rinjve, të cilët, të shumtën e rasteve, nuk kanë mundësi ta paguajnë, shkruan albinfo.ch. Për pasojë, edhe kur i plotësojnë të gjitha kushtet, ata mbeten pa pasaportën zvicerane.

UBT

“Për personat nën 25 vjeçarë kjo taksë deri më tani ka qenë 250 franga. Tani e kemi hequr komplet, sepse të rinjtë ndodh shpesh të mos i kenë këto mjete. Por, krahas kësaj, ne e kemi ndërmarrë këtë mocion sidomos për t`u treguar të rinjve se janë të mirëseardhur që të bëhen zviceranë”, thotë Përparim Avdili për albinfo.ch

Përparim Avdili në parlamentin e qytetit më të madh të Zvicrës përfaqëson Partinë Liberale (FDP). Ai është shqiptari i parë dhe ende i vetëm në këtë nivel.

Avdili edhe më parë është dalluar me aktivitetin e tij në Parlamentin e Cyrihut. Pothuaj një vit më parë, ai, në krye të një grupi asamblistësh, pati udhëhequr një iniciativë parlamentare që qyteti i Cyrihut të mbështeste Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019. Inicativa e tij ishte miratuar në parlament dhe në këtë mënyrë qyteti i Cyrihut është solidarizuar me të dëmtuarit nga tërmeti, duke dhënë një ndihmë me vlerë prej 100 mijë frangash.

https://www.albinfo.ch/mocioni-i-perparim-avdilit-u-mundeson-te-rinjve-natyralizimin-pa-pagese-ne-cyrih/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.