RCCOLA

Mobilizohet Vitia, Sokol Haliti në teren me të gjitha ekipet

/ 1 minutë lexim

Viti – Për shkak të reshurave të dendura që po mbretërojnë në Viti, kreu i komunës Sokol Haliti i ka mobilizuar të gjitha ekipet dhe kapacitetet ekzistuese për ta përballuar sa më lehtë këtë situatë.

Mobilizim për shkak të vërshimeve, kryetari Haliti e aktivizon Ekipën Emergjente dhe gjitha kapacitetet komunale për me përballue situatën e krijuar pas të reshurave të dendura dhe të rrëmbyeshme orët e fundit që kanë kapluar Vitin dhe tërë Kosovën.

KKGJILAN

Haliti edhe vet personalisht ka dal në vend të ngjarjes për të vizituar pikat neuralgjike ku rrezikshmëria nga vërshimet është më e madhe dhe pran tij janë gjendur drejtoria e shërbimeve publike, njësia e zjarrfikësve, punëtorët ambiental dhe shumë qytetar që kanë shpreh vullnet në ndihmën për kapërcimin e kësaj situate emergjente që po mbretëron në qytetin e Vitisë tha Jakup Haxhiui shef i kabinetit të kryetarit Haliti./rajonipress/