KKVITI

Mobilizohen nëndegët e PDK-së në Gjilan: Ta kthejmë fitimtarin Qemajl Mustafa

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rikthimin e Qemajl Mustafës në degën e PDK-së po e kërkojnë shumë nëndegë, aktivist të devotshëm, shumë anëtar të kryesisë, po mbi të gjitha ka një disponim të jashtëzakonshëm nga elektorati i PDK-së, që degën në Gjilan ta udhëheq Qemajl Mustafa. Nëndega e Livoqit të Ulët që udhëhiqet nga Kudret Rexhepi kërkon fuqishëm rikthimin e Qemajl Mustafës, liderin i cili sipas tyre është i vetmi që mund t`i shtyjë proceset përpara.

Njoftimi i plotë i Kudret Rexhepit

Gjendja momentale në degën e PDK-së në Gjilan, më së miri e tregon rezultati i zgjedhjeve të fundit komunale ku jemi larg nga i dyti, do të thotë që kjo degë ka nevojë për një trajtim intensiv. Pas shpalljes së zgjedhjeve në PDK nga Kryetari Veseli ka interesime për të udhëhequr degën me të drejt nga çdo anëtar i PDK-së mirëpo në këtë faze asnjeri nga ta nuk garanton progres e as unifikim të strukturave në degën e PDK-së.

Uji Dea

Nëndega e Livoqit të ulët mbështet fuqishëm rikthimin e Qemajl Mustafës në krye të degës së PDK në Gjilan, gjithashtu ka edhe shumë nëndegë tjera, struktura e anëtar që përkrahin rikthimin e fituesit të dyfishtë të zgjedhjeve në Gjilan.

Degës është duke i munguar Lideri me emrin Qemajl Mustafa i cili i shtyn proceset përpara për çudi habitemi se si disa të tjerë e krahasojnë veten me Qemajl Mustafen, po harrojnë se ai ishte më i miri pothuajse përherë.

Ka shumë mekanizma që vërtetojnë se qytetarët e Gjilanit po kërkojnë rikthimin e Qemajl Mustafës në krye të degës në Gjilan dhe besojmë fuqishëm në rikthimin e tij tha Kudret Rexhepi kryetar i nëndegës Livoq i Ulët dhe anëtar i kryesisë në degën e PDK-së./rajonipress/