Mobilizimi rreth LDK-së tregon pakënaqësinë e qytetarëve me qeverisjen aktuale
Kamenicë – Ky mobilizim i LDK-së tregon se qytetarët e Kamenicës nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale, e cila për këtë periudhë nuk ka dëshmuar se është e aftë të qeverisë me Kamenicën thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë.
Dega e LDK-së në Kamenicë ka filluar procesin zgjedhor brenda partiake, proces i cili është duke vazhduar. Zgjedhjet brenda LDK-së po karakterizohen me pjesëmarrje të madhe të anëtarëve të LDK-së, të cilët po shprehin interesim për të qenë pjesë e strukturave të LDK-së.
Ky mobilizim i LDK-së tregon se qytetarët e Kamenicës nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale, e cila për këtë periudhë nuk ka dëshmuar se është e aftë të qeverisë me Kamenicën thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë.
Sipas zyrtarëve të kësaj dege deri tash janë mbajtur Kuvendet në 3 nëndegë të Qytetit, në Qendër, Iliria dhe në Lagjen Çamëria, në Karaçevë të Epërme, Karaçevë të Poshtme dhe në Kopernicë.
Në ditët në vijim do të mbahen kuvendet edhe në nëndegët e tjera, proces i cili do të përfundon brenda muajit prill. E veçanta e këtyre kuvendeve është pjesëmarrja e madhe e të gjitha moshave e kryesisht të të rinjve.
Kryetari i Degës së LDK-së z. Shaip Surdulli dhe Kryesia e Degës së LDK-së po i përcjellin të gjitha Kuvendet e nëndegëve për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë të interesuarve që të kyçen në proces, të zgjedhin me legjitimiet të plotë përfaqësuesit e vet.
Nga këto Kuvende do të zgjedhën edhe 101 delegatë të Kuvendit të Degës të cilët më pas do të zgjedhin strukturat udhëheqëse të Degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/


