Mobilizim për shitje të PTK-së

Edhe pse Kryesia e Kuvendit nuk ka dhënë pëlqim që të futet në rend dite, koalicioni qeverisës këtë të enjte, gjatë seancës plenare pritet ta propozojë shmangien nga Rregullorja e punës, me qëllim që ta fusë në votim edhe Projektbuxhetin e viti 2014, i cili brenda ka amendamentin që ia lejon përfundimisht Qeverisë shitjen e 75% të aksioneve në PTK.
Burime brenda partisë më të madhe, PDK-së, i kanë thënë gazetës së grupi i tyre parlamentar nuk e ka ndërmend të presë një mbledhje tjetër të Kryesisë për të kërkuar seancë të re por qysh të enjten po planifikon që punën e buxhetit ta fusë në rend dite. “Pothuajse në të gjitha komisionet projektbuxheti ka kaluar ndërsa ka mbetur vetëm në Komisionin për buxhet dhe financa për t’ia dhënë fjalën përfundimtare. Kjo besojmë se do të përfundojë të mërkurën. Në këtë mënyrë hapet rrugë që ne të kërkojmë shmangie nga rregullorja dhe futje në rend dite të buxhetit”, ka thënë burimi…(Tribuna).