Fundamenti

Mladiq e paguan për kasaphanën ndaj boshnjakëve, Haga e dënon me burg të përjetshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ratko Mladiqi është dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 20 vjetësh nga masakra e Srebrenicës.

Ai u përball me 11 akuza, dy për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.

GRANDEMALL

Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës, në përbërje Alphons Orie (kryesues), Christoph Flügge dhe Bakone Justice Moloto (anëtarë), e shpalli fajtor Mladiqin si pjesëtar i, siç u quajt, “veprimit të bashkuar kriminel”, për gjenocid në Srebrenicë, terror mbi myslimanët dhe kroatët në tërë Bosnje e Hercegovinën, terrorizim të Sarajevës dhe rrëmbim të “helmetave të kaltra” dhe një sërë krimesh tjera.

Në fund të gjykimit që zgjati 6 vjet, Mladiq u lirua nga njëra akuzë për gjenocid që kishte të bënte me kryerjen e gjenocidit në gjashtë komuna të tjera boshnjake më 1992, por u shpall fajtor për të gjitha akuzat e tjera. Për operacionet e “spastrimit etnik” në Bosnje, sulmet dhe bombardimet e civilëve të rrethuar në Sarajevë, masakra e meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së në një përpjekje për të penguar sulmet ajrore të NATO-s. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.